FC Liria me lajm të mirë

0%

Klubi i futbollit Liria e Prizrenit ka konfirmuar një lajm të mirë për dashamirët e futbollit prizrenas dhe me rrethinë. Sipas faqes së klubit me renome, Liria ka pronarë të rinj. Ndonëse në faqen e klubit nuk jepen emrat e pronarëve të rinj, megjithatë është një lajm i mirë dhe pritet që ky klub të rikthehet në rrugën e duhur, në vendin e merituar ku e ka ky kolektiv me renome.

“Të nderuar tifozë, qytetarë dhe mbështetës të klubit, duam t’ju njoftojmë se ka ndodhur ndryshimi i pronësisë së klubit. Me pronaret e ri shënojmë një kapitull të ri për FC Lirinë. Me respekt të madh për historinë, traditën dhe vlerat që e kanë bërë Lirinë një emër të veçantë në futbollin kosovar, marrim përsipër këtë përgjegjësi me përkushtim dhe ambicie të qarta.

Vizioni ynë është të ndërtojmë një klub më të fortë, më profesional dhe më afër tifozëve të tij. Besojmë se me punë, përkushtim dhe bashkëpunim, mund të krijojmë një të ardhme për të cilën do të krenohet i gjithë Prizreni. Jemi të vetëdijshëm për peshën që mban emri i FC Lirisë dhe për pritshmëritë që e shoqërojnë këtë klub.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, angazhimi ynë do të jetë i përditshëm, me qëllim që Liria të vazhdojë të rritet dhe të arrijë suksese të reja në vitet e ardhshme. Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen dhe ju ftojmë të jeni pjesë e këtij rrugëtimi të ri. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një klub që përfaqëson me dinjitet qytetin, historinë dhe tifozët e tij. Së bashku për Lirinë.

Së bashku për Prizrenin!” , thuhet në njoftimin e FC Lirisë.

Burimi: Bota Sot