Pochettino mund të mbetet gjatë përzgjedhës i SHBA-së

0%

Shpërndaje në: Mauricio Pochettino nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pas Kupës së Botës 2026. Pochettino tha se i ka thënë Federatës së Futbollit të SHBA-së se është “i hapur” për një kontratë të re. Por ka shtuar se çdo negociatë do të duhet të ndodhë pas turneut.

Plani i Pochettinos është ta dërgojë përfaqësuesen amerikane të futbollit sa më larg të jetë e mundur në Kupën e Botës. “Tani jemi të përqendruar në Kupën e Botës. Pastaj, nëse duam të qëndrojmë, kemi muaj për të folur, ose ditë, ose javë. Sepse janë katër vjet deri në Kupën e Botës të ardhshme”, tha Pochettino.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës. Amerikanët kanë fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjen e fundit të Grupit D e luan kundër Turqisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha