Pesë kandidatë në garë për Kryeprokuror, intervistat mbahen javën e ardhshme

0%

Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbajtur sot një takim për të avancuar procedurat e konkursit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes. Takimi u kryesua nga Arian Gashi, në cilësinë e kryesuesit të panelit, me pjesëmarrjen e anëtares Elza Bajrami-Kastrati, ndërsa Visar Krasniqi mori pjesë përmes platformës Zoom.

Gjatë takimit, anëtarët e panelit kanë caktuar datën dhe orarin zyrtar për intervistimin e kandidatëve që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, intervistat do të mbahen më , në objektin e KPK-së në Prishtinë. Hartimi i pyetjeve standarde do të nisë në orën , ndërsa intervistat me kandidatët do të fillojnë nga ora .

Sipas orarit të publikuar, kandidatët do të intervistohen në këtë renditje: Atdhe Dema – ora Naim Abazi – ora Rafet Halimi – ora Shqipdon Fazliu – ora Zejnulla Gashi – ora Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë të monitorojnë procesin të konfirmojnë pjesëmarrjen e një përfaqësuesi deri më , për shkak të hapësirës së kufizuar në sallën ku do të zhvillohen intervistat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtojmë se vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më .

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kishte paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por Gjykata e kishte refuzuar kërkesën dhe se tash lënda gjendet në procedurën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com