Përplasja e Metës dhe Kryemadhit në gjyq, avokati i ish-Presidentit: Nuk ka pasur ndonjë agravim sa për ta bërë alarmante

0%

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se sallën e GJKKO nuk pati ndonjë përplasje për t’u ‘alarmuar’ mes Metës dhe Kryemadhit. Kujtim Cakrani tha se përplasjet janë shkaktuar në lidhje me një pretendim të Metës për komplot, pasi një nga dëshmitarët rezulton të jetë kushëri me Kryemadhin. “Nuk duhet ta agravojmë si të ishte një zënie mes tyre.

Ai ishte një moment procedural, ku u përmend emri i një dëshmitari kyç si Adrian Shatku. Këto mos marrëveshje lindin sepse nëse Shatku do të ishte thirrur për tu pyetur nga organi i akuzës dhe do të ishte kthyer për gjykim, nuk do të kishte ndodhur kjo sot. Duke mos u thirrur ai, mendohet sikur aty ka një komplot dhe kjo reflektohet dhe mes çiftit Meta-Kryemadhi.

Kjo ka qenë e gjitha, nuk ka pasur ndonjë agravim sa për ta bërë alarmante. Proceset gjyqësore kanë ngarkesën e tyre emocionale. Ai ishte një tension apo revoltë e Metës, sepse Shatku është person kyç dhe koicidon se ai është kushëri i Kryemadhit. Dhe duke qenë se ai është indiferent në këtë situatë dhe nuk vjen të dëshmojë, e bën Metën të dyshojë se ai i ka bërë komplot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Koha do të tregojë se as Meta e as Kryemadhi nuk i kanë bërë komplot” , tha ai.

Burimi: Bota Sot