Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër, më , duke filluar nga ora , do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit. Sipas njoftimit, punimet do të kryhen nga një operator ekonomik i kontraktuar nga ministria dhe kanë për qëllim riparimin e dëmtimeve në këtë segment rrugor.
Për shkak të zhvillimit të punimeve, pritet që të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë zonë. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të përdorin rrugë alternative gjatë kohës së punimeve, me qëllim shmangien e vonesave dhe ngarkesës në trafik.
Po ashtu, apelohet respektimi i sinjalizimit të përkohshëm rrugor dhe udhëzimeve të personelit në terren, për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
