Ministria hap deponitë sanitare për qytetarët – tarifë 10.31 euro për ton

0%

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se në kuadër të aksionit për pastrimin e vendit, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë mbeturinat e tyre në deponitë sanitare të Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

Sipas njoftimit, “për herë të parë, qytetarët do të kenë mundësi t’i dorëzojnë mbeturinat e tyre në deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK)”. Ministria e cilëson këtë si “një hap të rëndësishëm drejt eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të një sistemi më të rregullt, të sigurt dhe të ligjshëm për menaxhimin e mbeturinave”.

Pranimi i mbeturinave nga qytetarët do të bëhet në deponitë sanitare në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë, çdo të shtunë nga ora deri në . Tarifa do të jetë 10.31 euro për ton, ndërsa pagesa do të kryhet vetëm me kartelë bankare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim theksohet se “në deponi do të lejohen vetëm mbeturinat e parrezikshme, sipas legjislacionit në fuqi”, ndërsa mbeturinat e rrezikshme, toksike, spitalore dhe shpërthyese nuk do të pranohen. Po ashtu, Ministria paralajmëron se “çdo hedhje e mbeturinave në natyrë apo në vende të papërshtatshme do të trajtohet me tolerancë zero dhe do të ndëshkohet sipas ligjit”.

“Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në fund të njoftimit.

Burimi: Telegrafi