Kurti: Qytetarët folën qartë, vullneti i tyre duhet të përkthehet në institucione funksionale

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet dhe se vullneti i qytetarëve duhet të përkthehet në institucione funksionale dhe demokratike. Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën, Kurti tha se qytetarët kanë folur qartë në zgjedhje dhe se rezultati duhet të pranohet nga të gjitha palët politike.

Ai përsëriti qëndrimin se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke theksuar se procesi zgjedhor ka dëshmuar stabilitetin e vullnetit qytetar. “Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja, përfshirë Kuvendin, Qeverinë dhe zgjedhjen e presidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com