Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka reaguar ndaj diskutimeve për ndryshime brenda partisë, duke theksuar se ato mund të bëhen vetëm nga vullneti i anëtarësisë. Përmes një postimi, ai kritikoi ata që, sipas tij, kanë folur më shumë për rënien e LDK-së sesa për ringritjen e saj dhe që kanë sabotuar partinë në procesin e fundit zgjedhor.
Manaj vlerësoi se me më shumë unitet, LDK-ja do të kishte mundur të renditej lehtësisht si forca e dytë politike në vend, ndërsa tha se vizioni i kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për bashkim me presidenten Vjosa Osmani ka pasur efekt pozitiv. Postimi i plotë: Ndryshimet në LDK mund t’i bëjë vetëm vullneti i anëtarësisë së saj!
Por ato nuk mund t’i udhëheqin ata që në disa palë zgjedhje kanë folur më shumë për rënien e LDK-së sesa për ringritjen e saj. Nuk mund t’i bëjnë ata që statuset për “ndryshim” i kishin gati pa u mbyllur kutitë e votimit, e që nuk i pritën as rezultatet e exit poll-eve. Ata qe e sabotuan LDK në këtë proces zgjedhor. Dhe ata kanë emër dhe mbiemër. I njohim të gjithë!
Një nga një po e tregojnë vetën! Me një unitet funksional në këto zgjedhje e kemi pas mundësinë që lehtësisht të dalim subjekti i dytë politik në vend! Vizioni i kryetarit Lumir Abdixhiku për bashkim me Presidenten Vjosa Osmanin ka pas efekt pozitiv. Prandaj, janë turrur planet e nates kundër LDK-së! LDK do t’i bëjë ballë sfidave, siç ju ka bërë në kohërat me të vështira!
Secili që do ballafaqim, këtu jemi! Kush e do ndarjen e LDK dhe mbylljen e saj, e ka gabim! LDK do të jetë këtu e fortë, se bashku me anëtarësinë e saj dhe me popullin e Kosovës në funksion të shtetit të Kosovës!
