Ish-lojtari i Skënderbeut firmos me Vllazninë

0%

Vllaznia prezanton afrimin e radhës në këtë merkato vere. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Randy Dwumfour është zyrtarisht një lojtar i shkodranëve. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-1 me Vllazninë. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Randy Dwumfour, i cili do të veshë fanellën kuqeblu pas eksperiencës së fituar në kampionatin shqiptar.

Futbollisti ka firmosur një kontratë 1+1, me të drejtë rinovimi, duke u bërë pjesë e projektit të Vllaznisë për sezonet në vijim. Me forcën fizike, dinamizmin dhe eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Randy pritet të sjellë vlera të rëndësishme për ekipin tonë. I urojmë Randy-t suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën e Vllaznisë!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

Burimi: Bota Sot