Hasanaj zbulon shifrat tronditëse: 15 aksidente rrugore me 46 të vdekur, ja dy shkaktarët kryesorë

0%

Shoqata ACA Albania, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, Kryqin e Kuq dhe Shërbimin e Urgjencës, ka sjellë një iniciativë për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore. Një ekspozitë e veçantë e organizuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Sigurisë Rrugore solli në vëmendje 15 nga aksidentet më fatale që kanë ndodhur në vend.

Alfred Hasanaj, i cili u shpreh se bilanci i këtyre ngjarjeve është tejet i rëndë: plot 46 jetë të humbura nga vetëm 15 përplasje. Për të parë nga afër këtë realitet të hidhur, në aktivitet u ftuan nxënës të shkollave të Tiranës si dhe kursantë të autoshkollave. Qëllimi i kësaj nisme ishte ballafaqimi i drejtpërdrejtë me pasojat fatale të papërgjegjshmërisë në timon.

“Shoqata ACA Albania në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, me shoqatën e Kryqit të Kuq Shqiptar, si dhe me shërbimin e urgjencës organizuan një ditë kombëtare mbi sigurinë rrugore. Ku këtë ditë neve ndërtuam edhe një ekspozitë me aksidentet më fatale që kanë ndodhur në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe ishin 15 aksidente fatale, po kur i numëroja si pasoja ishin 46 humbje jete, pra… vetëm 15 aksidente kishin prodhuar një sasi kaq të madhe aksidentesh. Humbje jetësh.

Po kur i shikoja që pse kishin ndodhur këto aksidente, ndaj dhe në atë ditë kemi ftuar gjithë shkollat e, fëmijët e shkollës në Tiranë, autoshkollat që janë në Tiranë, kursantët që bëjnë kursin që të arrijnë të shikojnë pasojat, pse vjen ky aksident. Dhe po të shikoje të 15 këto aksidente që kishin ndodhur, kishin ndodhur për dy faktorë kryesorë.

Faktori thelbësor që kishin ndodhur këto aksidente ishte shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i alkoolit. Këto janë dy faktorët kryesorëqë sjellin gjithë dinamikën e ndodhjes së ngjarjes, sepse në momentin që je me shpejtësi të lartë normalisht që do kryesh manovër parakalimi, normalisht do humbësh kontrollin mbi mjetin.

Në momentin që je përdorues alkooli, do qarkullosh me shpejtësi të lartë dhe do vijnë pasojat. Pra shkaktarët kryesorë që kanë dalë nga gjithë ky aktivitet është shpejtësia e lartë dhe përdorimi i alkoolit”, u shpreh Hasanaj.

Burimi: Bota Sot