Shpërndaje në: Rivaliteti i Erling Haalandit dhe Kylian Mbappes është gati të hyjë në një kapitull të ri. Haalandi dhe Mbappe do të përballen të premten në mbrëmje kur Norvegjia dhe Franca të luajnë ndeshjen e fundit të fazës grupore. Alf Inge Haaland, ka folur për rivalitetin e djalit të tij, Erlingut, me yllin e Francës, Kylian Mbappe. “Ata kanë qenë rivalë për një kohë të gjatë.
Mendoj se të dy e shijojnë sfidën dhe kjo i motivon. Nëse njëri shënon, edhe tjetri dëshiron të shënojë gol. Kylian është një lojtar fantastik. Erling gjithashtu po bëhet një lojtar shumë i shkëlqyer. Është një rivalitet që do të jetë shumë interesant në të ardhmen”, ka thënë babai i Haalandit për “RMC Sport”.
Haaland dhe Mbappe kanë shënuar nga katër gola në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës.
