Garë e hapur për vendin e dytë dhe tretë në Grupin A

0%

Shpërndaje në: Çekia e di se vetëm fitorja kundër Meksikës i mjafton në përpjekje për të arritur në 1/32 e finales. Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Meksikës luhet në orën të mëngjesit të së enjtes në Mexico City. Meksika u bë përfaqësuesja e parë që kaloi fazën e grupeve, falë fitoreve ndaj Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.

Çekët e humbën ndeshjen e parë nga Koreja e Jugut, ndërsa barazuan me Afrikën e Jugut. Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut do të përballen po nga ora në mëngjesin e së enjtes, në kuadër të Grupit A. Koreja e Jugut është e dyta pas Meksikës me tre pikë, ndërsa Afrika e Jugut dhe Çekia kanë nga një.

Afrikës së Jugut po ashtu i duhet fitore për të pasur shpresë për avancim nga faza e grupeve, ndërsa Koresë së Jugut i mjafton një pikë për siguruar vendin e dytë në grup.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha