Shpërndaje në: Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolas – një mjek që ishte kthyer nga një mision humanitar në Republikën Demokratike të Kongos, shkruan BBC. Ministria franceze e Shëndetësisë ka thënë se mjeku është izoluar dhe në gjendje stabile. RD e Kongos njoftoi shpërthim të Ebolas muajin e kaluar, por ekspertët besojnë se virusi kishte qarkulluar për javë të tëra më parë.
Më shumë se 260 persona janë konfirmuar të kenë vdekur nga virusi në vendin e Afrikës Qendrore, ndërsa 1,000 persona janë infektuar.
