​Disa lote të ujit mineral Kllokoti kanë shumë bor, AUV kërkon tërheqjen nga tregu

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka kërkuar operatorit ekonomik distributues që të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të disa loteve të Ujit Mineral Kllokoti, pasi analizat laboratorike kanë treguar përmbajtje të lartë të borit (Boron), mbi kufijtë e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, rasti është raportuar përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me numër njoftimi 2026.5529, ndërsa niveli i rrezikut është vlerësuar si “serioz”. Produktet e përfshira në njoftim janë paketimet 1.5 litra me datë skadimi dhe , si dhe paketimet 0.5 litra me data skadimi , , dhe .

AUV u ka bërë thirrje edhe konsumatorëve që posedojnë produktet me këto data skadimi t’i kthejnë ato në pikat e shitjes ku i kanë blerë. Institucioni ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore dhe inspektuese për të parandaluar rreziqet e mundshme për shëndetin e konsumatorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Procesi i inspektimit, sipas AUV, do të nisë te prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit, ndërsa do të vazhdojë me gjurmimin dhe verifikimin e të gjitha loteve të prodhimit që mund të jenë të ndërlidhura me rastin. Sipas të dhënave të publikuara, produkti është eksportuar nga kompania “Rugove” Sh.P.K., ndërsa vendi i origjinës është Kosova.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes AUV-së, ka deklaruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në afatin më të shkurtër për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Burimi: Bota Sot