Shpërndaje në: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se uji mineral “Kllokoti” pas analizave të disa mostrave, ka rezultuar me nivel të lartë të Borit “Boron”. Me këtë rast është urdhëruar të hiqet nga tregu ky produkt sipas datave të skadences.
Gjithashtu nga konsumatorët është kërkuar që këtë produkt ta kthejnë menjëherë produktin në pikën e blerjes, sipas datave të skadimit. Kjo vlen për datat e skadimit: dhe nëse është paketimi 1.5L, ndërsa për paketimin 0.5L, datat e skadimit: / / dhe “Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences.
Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it. Efektet anësore që mund të shkaktoj boroni në nivele të larta janë, problemet me stomakun dhe tretjen që përfshijnë të përziera, të vjella e diarre.
Gjithashtu efekte anësore mund të ketë edhe në sistemin nervor që përfshijnë lodhjen, marramendjen, dhimbjen e kokës. Niveli i lartë i boronit konsiderohet se mund të ketë efekt anësor edhe në veshka, fertilitet dhe hormone si dhe sistemin riprodhues.
