Besëlidhja shpreson që të vijojë projektin në ngjitje, edhe pse në sezonin e ri do të prezantohet në Kategorinë e Parë. Lezhjanët janë aktiv në merkato, ku kanë bërë disa afrime me përvojë, si dhe kanë rinovuar edhe me disa nga “heronjtë” e edicionit të fundit. Antonio Marku do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Besëlidhjes.
Kontrata e mbrojtësit shkodran përfundonte këtë qershor, por palët kanë gjetur akordin për të rinovuar. Kështu, që 34-vjeçari ka rinovuar edhe për një sezon në Lezhë. Mbrojtësi ka karrierë të pasur, pasi është aktivizuar me ekipe si Vllaznia, Dinamo, Laçi, Kukësi, Drenica, Vëllaznimi, Suhareka, Teuta dhe Ferizaj. Njoftimi i klubit: “Antonio Marku rinovon me Besëlidhjen.
Mbrojtësi mbetet pjesë e projektit për skuadrën që do na përfaqësojë në kategorinë e parë duke fituar besimin e drejtueseve”.
