Autoritetet japoneze ngrenë alarmin për përmbytje të mundshme në Nagasaki, i bëjnë thirrje për evakuim 380 mijë banorëve

0%

Autoritetet në qytetin japonez të Nagasakit u bënë thirrje pothuajse të gjithë 380,000 banorëve të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Niveli i dytë më i lartë i alarmit u ngrit për të gjithë pjesën jugore të qytetit, tha transmetuesi publik japonez NHK, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangin zonat me rrezik të lartë.

Agjencia Meteorologjike Japoneze paralajmëroi se reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë në pjesën jugperëndimore të ishullit Kyushu, ishulli kryesor i arkipelagut, dhe se ka shqetësime për përmbytjet e lumenjve dhe mbingarkesat në zonat e ulëta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rreziku është i lartë për prefekturat e Fukuoka, Saga, Nagasaki dhe Kumamoto, ndërsa shira të rrëmbyeshëm priten edhe në ishullin më të vogël të Shikoku. Dy ciklone tropikale po formohen në jug të Japonisë, tha agjencia meteorologjike. Japonia ka përjetuar shira gjithnjë e më të rrëmbyeshëm vitet e fundit, të cilat shkencëtarët ia atribuojnë ndryshimeve klimatike.

Rrëshqitjet e dheut janë bërë shumë më të shpeshta në kombin ishullor me shumë vargmale.

Burimi: Bota Sot