Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se rebalanci i buxhetit nuk është dëshmi stabiliteti, por pranim i krizës. “Kur Qeveria detyrohet të mbulojë deficitin dhe borxhet me huamarrje të re, qytetarët e kuptojnë qartë se pas fjalëve për zhvillim fshihet një arkë e zbrazur dhe një ekonomi pa frymë”. “Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike për këtë gjendje.
VLEN nuk mund të heshtë kur çmimet rriten, pagat mbeten pas, investimet shtyhen dhe borxhi u lihet në shpinë qytetarëve. Propaganda nuk e mbush buxhetin, nuk e ul çmimin e bukës dhe nuk e sjell mirëqenien që ua premtuan shqiptarëve”, thonë nga ASH.
