Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Junik ishte njoftuar më për një person të dyshuar se posedonte armë pa leje përkatëse.
Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, më është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Junik. Gjatë kontrollit janë sekuestruar: një pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
