Armando Broja në radarët e “Le Zebrette”

0%

Udinese ka vendosur fokusin te sulmuesi shqiptar, Armando Broja, si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv në merkato. Broja, i cili aktualisht aktivizohet te Burnley, po ndiqet nga klubi italian si një profil që mund t’i japë më shumë forcë dhe shpejtësi sulmit për sezonin e ri në Serie A.

Sipas raportimeve në mediat italiane, Udinese ka bërë lëvizjet e para për të vlerësuar kushtet e një transferimi të mundshëm, duke e konsideruar 23-vjeçarin si një investim afatgjatë. E ardhmja e sulmuesit shqiptar mbetet e hapur, ndërsa Udinese shihet aktualisht si një nga destinacionet më serioze për të.

Burimi: Bota Sot