Aeroplanët cisternë amerikanë do të largohen nga aeroporti “Vasill Levski” në Sofje deri në fund të qershorit. Qeveria është në dialog të rregullt me palën amerikane, njoftoi kryeministri bullgar Rumen Radev në fillim të mbledhjes së rregullt të qeverisë.
“SHBA mbeten aleati ynë strategjik në fushën e sigurisë dhe partner kyç në energjetikë, ekonomi, teknologji të larta dhe në inteligjencën artificiale. Qeveria do të vazhdojë të punojë për thellimin e këtij partneriteti”, siguroi kryeministri bullgar.
Më 29 maj, qeveria zgjati deri më afatin e qëndrimit të aeroplanëve ushtarakë amerikanë në Bullgari, raporton Radio Bullgaria në gjuhën shqipe. .
