A është kjo teknologjia që po ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë?

0%

Për vite me radhë, lufta kundër plakjes është fokusuar kryesisht në produkte që funksionojnë vetëm në sipërfaqe të lëkurës. Por shkenca moderne po kërkon mënyra për ta ndalur plakjen aty ku fillon: në nivel qelizor. Një nga burimet natyrore që ndihmon shërimin e qelizave është drita e diellit në mëngjes.

Por jetesa moderne po na mban gjithnjë e më shumë brenda mureve të zyres, të shtëpisë ose tërë kohën në makinë. Po i ekspozohemi diellit gjithnjë e më pak. Për këtë arsye, alternativat për ta zëvëndësuar këtë dritë kaq të rëndësishme për funksionimin e trupit tonë janë të domosdoshme. E shkenca moderne po thotë që teknologjia e dritës së kuqe është e ardhmja.

Terapia me dritë të kuqe funksionon duke përdorur gjatësi valore të dritës LED, 660nm deri në 1072nm, të cilat depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës dhe arrijnë deri te qelizat tona. Aty, kjo dritë ju ndihmon mitiokondrive t’i rigjallërojnë qelizat duke stimuluar prodhimin e ATP-së, burimit kryesor të energjisë për trupin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur qelizat tona kanë më shumë energji, ato funksionojnë më mirë: përmirësohet procesi i rigjenerimit, mbështetet prodhimi i kolagjenit, përmirësohet elasticiteti i lëkurës dhe trupi rikuperohet më shpejtë pas lodhjes fizike.

Përveç ndikimit në nivel qelizor, studimet kanë treguar se drita e kuqe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe mbështetjen e shëndetit të lëkurës, duke e bërë atë një nga teknologjitë më të avancuara për kujdesin kundër shenjave të plakjes. Pra, drita e kuqe lufton plakjen edhe në thellësi, edhe në sipërfaqe.

Në Kosovë, kjo teknologji është e disponueshme vetëm në , qendrën më moderne të rikuperimit dhe mirëqenies në rajon. Klientët mund të ekspozojnë trupin në dritë të kuqe në mënyrë të kontrolluar dhe profesionale. Seancat janë të dizajnuara për të mbështetur jo vetëm kujdesin ndaj lëkurës, por edhe rikuperimin fizik, energjinë qelizore dhe mirëqenien e përgjithshme.

Onze Recovery, si fizioterapi e licensuar, kombinon teknologjitë më të avancuara të rikuperimit në një ambient të krijuar për relaksim dhe kujdes ndaj trupit. Përveç Red Light Therapy, aty ofrohen edhe krioterapia, terapia me oksigjen, kompresimi për këmbë dhe kuka dhe teknologji të tjera të përdorura për performancë dhe rikuperim. gjendet tek Hotel Derand në Prishtinë, rruga Tirana.

Konsultat janë falas, dhe stafi profesional krijon rutinën e personalizuar për secilin klient.

Burimi: Telegrafi