Sot paradite është raportuar një zjarr në rrugën “Shkronjat” në Prizren, ku është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje për incidentin. “Sot, rreth orës , është raportuar një zjarr në rrugën ‘Shkronjat’ në Prizren.
Sipas informatave fillestare, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Bytyqi. Ai shtoi se menjëherë pas raportimit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente. “Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente,” u shpreh ai.
Autoritetet po merren me sqarimin e rrethanave të incidentit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
