Shpërndaje në: Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur dy anëtarë nga radhët e gjykatave të shkallës së parë. Anëtarët e zgjedhur janë: Valentina Sopjani e cila ka marrë 212 vota, dhe Agron Maxhuni 204 vota. Mandati i tyre fillon më 8 korrik.
Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore. Para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote ishte 354. Nga ta kanë votuar 303, ndërsa 51 të tjerë kanë munguar.
Në garë ishin edhe kandidatët Ilir Bytyqi e Diora Bajrami. /Ekonomia Online
