Është vetëdorëzuar në polici Nderim Beqiraj, i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytetin. Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë ”, bëri të ditur ai.
