Shumë prej legjendave të futbollit zviceran e konsiderojnë Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares helvetike. Kapiteni i Zvicrës e vlerësoi këtë vlerësim, duke thënë se fjalët e ish-futbollistëve i japin motivim shtesë për të vazhduar të arrijë suksese me ekipin kombëtar. “Sigurisht që do të thotë shumë për mua.
Jashtë fushës ka gjithmonë njerëz që të duan më shumë ose më pak. Por kur e dëgjon këtë nga ish-lojtarët dhe shokët e skuadrës, është një kënaqësi e madhe. Më jep motivim dhe vullnet për të arritur diçka të madhe sërish”, ka deklaruar Xhaka për Blue Sport.
Xhaka nuk dëshiron të vendosë emra Pavarësisht lavdërimeve, mesfushori me prejardhje shqiptare refuzoi të shpallë se kush është futbollisti më i mirë në historinë e Zvicrës. “Ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj në ekipin kombëtar gjatë periudhës sime. Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një. Nuk jam adhurues i çmimeve individuale, por jam një lojtar që mendon për ekipin.
Janë njerëzit ata që duhet të gjykojnë dhe të vendosin, jo unë”, u shpreh ai. Legjendat që e kanë zgjedhur Xhakën Ndër ish-futbollistët dhe figurat e njohura të futbollit zviceran që e kanë cilësuar Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares janë Dominique Herr, Erni Maissen, Alexandre Rey, Karl Engel, Sani Gygax dhe Admir Mehmedi.
Vlerësimet për Xhakën vijnë pas një karriere të jashtëzakonshme me fanellën e Zvicrës, ku ai ka qenë për vite me radhë lideri dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses helvetike.
