​Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emër i vënë para 239 viteve

0%

Më 23 qershor të vitit 1787, delegatët e Kuvendit kushtetues në Filadelfia votuan njëzëri për t’i vënë emrin vendit të ri Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky Kuvend Kushtetues konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë amerikane.

Pikërisht gjatë diskutimeve për kushtetutën e re, delegatët vendosën që emri zyrtar i shtetit të ishte “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, duke hequr referencën ndaj “Amerikës së Veriut” që ishte përdorur në dokumentet e mëparshme.

Ky vendim ndihmoi në krijimin e identitetit politik të shtetit të ri federal, i cili me kalimin e kohës u shndërrua në një nga fuqitë më të mëdha ekonomike, ushtarake dhe politike në botë. Sot, ShBA përbëhet nga 50 shtete dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimet globale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky emër ishte përdorur në Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1776, por në kushtetutën e parë të vendit, që njihet si Artikujt e Konfederatës, emri i vendit ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Veriut.

Emri i miratuar më mbetet një nga elementet më të qëndrueshme të identitetit amerikan, duke simbolizuar bashkimin e shteteve nën një qeveri të përbashkët dhe parimet mbi të cilat u themelua republika amerikane.

Burimi: Bota Sot