“Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

0%

Deputetja Marjana Koçeku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Rama pas largimit të saj nga grupi parlamentar i PS. Pasi ka lënë pas radhët e mazhorancës për t’u bërë pjesë fizike e sheshit, Koçeku e ka cilësuar qeverisjen aktuale si një sistem të ngritur mbi frikën e servilizmin dhe i ka kërkuar zyrtarisht kreut të qeverisë aktin e dorëheqjes.

Në letrën e saj, deputetja e larguar sqaron se vendimi për të braktisur Partinë Socialiste erdhi pas një reflektimi të gjatë ndaj një kaste që ka humbur lidhjen me realitetin dhe nuk pranon asnjë mendim ndryshe.

Duke analizuar situatën në shesh, deputetja shprehet se kjo protestë nuk i kundërvihet SHBA-së, por një sistemi të brendshëm të kalbur, ku “anmiqtë e strukun dhe të kollarisun” po e çojnë Shqipërinë drejt përplasjes me ajsbergun. “Unë e di se ka shumë kumona që bien mbrenda jush, por ajo që di po ashtu asht se kryeministri nuk asht mëkambësi i Zotit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse dëshironi që legjitimiteti t’iu rikthehet, atëherë ndigjojeni sheshin. Ndigjojeni ahtin e popullit tuej… Kryeni aktin tuej të mbramë politik: atë të dorëheqjes” , apeloi Koçeku. Në mbyllje të letrës së saj, deputetja zbulon edhe një prapaskenë nga komunikimet e fundit private me kryeministrin, ku ky i fundit ka tentuar ta dekurajojë.

“Në mesazhet e fundit që kena shkëmbye më keni thanë se kam me mbetë vetëm e pa besim dhe as njerëzit e maleve nuk kanë me më përfillë ma. Por unë nuk kam frikë me ecë vetëm, unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim”, përfundon ajo letrën e saj të hapur.

Burimi: Bota Sot