Rreth 27 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen testit të fundit të Maturës

0%

26 mijë e 600 maturantë në të gjithë Shqipërinë zhvillojnë këtë të hënë testin e fundit të Maturës Shtetërore 2026. Provimi nis në orën dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e tij janë ngritur 144 qendra testimi në shkolla në mbarë vendin.

Bëhet e ditur se procesi do të mbështetet nga 2 mijë e 87 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve. Autoritetet arsimore u kanë bërë thirrje maturantëve të respektojnë me rigorozitet rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen e provimit.

Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës jo më vonë se ora , të kenë me vete kartën e identitetit dhe të jenë të veshur sipas rregullores, përfshirë uniformën e shkollës aty ku ajo aplikohet. Po ashtu, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë testimit. Maturantëve u kërkohet të tregojnë korrektësi dhe përqendrim maksimal gjatë zhvillimit të provimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot