Pezeshkian: Programi raketor i Iranit s’është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në

0%

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar të martën se raketat e Iranit nuk janë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se një çështje e tillë as nuk do të diskutohet ndonjëherë.

“ Diskutimi mbi raketat tona nuk ekziston në Memorandumin e Mirëkuptimit dhe nuk do të ekzistojë kurrë,” , ka thënë Pezeshkian gjatë një konference për shtyp në Pakistan. Ai e ka mbrojtur programin raketor të Iranit si thelbësor për mbrojtjen kombëtare.

“ Nëse nuk do t’i kishim raketat që përdorim për mbrojtjen tonë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta kishin shkatërruar Iranin ,”, ka shtuar ai. Pezeshkian i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Islamabad, ku ka zhvilluar bisedime me zyrtarë pakistanezë mbi lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara publikuan tekstin zyrtar të memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Iranin.

Burimi: Bota Sot