Pas motit përvëlues, disa qytete të Kosovës përfshihen nga shira të dendur

0%

Pas ditëve me vapë intensive dhe temperatura të larta që kanë mbizotëruar në pjesën më të madhe të Kosovës, disa qytete të vendit këtë të martë janë përfshirë nga reshje të dendura shiu. Sipas pamjeve të Meteo Kosova, shiu i madh ka përfshirë Istogun, Klinën, Deçanin e Rahovecin. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo incidente si pasojë e kushteve atmosferike.

Ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar rreth mundësisë për reshje të herëpashershme edhe gjatë ditëve të tjera të javës.

Burimi: Bota Sot