Shpërndaje në: Si fituesja e vetme e grupit K në xhiron e parë, Kolumbia kërkon ta sigurojë kalimin në 1/32 e finales të Kupës së Botës. Te Kolumbia synojnë fitore ndaj Kongos në ndeshjen që luhet në Guadalajara të Meksikës, nga ora e mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës në Kosovë. Kolumbia e nisi fushatën e saj në mënyrë të shkëlqyer, me fitore 3:1 ndaj Uzbekistanit.
Dhe një fitore e dytë ua siguron kolumbianëve avancimin tutje për herë të tretë rresht. Por Kongo i frymëzuar nga barazimit 1:1 me Portugalinë synon tjetër rezultat pozitiv ndaj Kolumbisë. Do të jetë ballafaqimi i parë ndërmjet dy përfaqësuesve.
