Shpërndaje në: Barcelona ka firmosur me sulmuesin nga Egjipti, Hamza Abdelkarim. Marrëveshja vështë e vlefshme për tri vjet, ka njoftuar klubi i La Ligas të martën. 18-vjeçari ishte huazuar te Barça nga Al Ahly në dimër, me opsionin për transferim të plot në fund të edicionit. Ai shënoi gjashtë gola në 11 paraqitje për ekipin U19 të Barçës.
Abdelkarim është aktualisht me Egjiptin në Botëror, ndërsa luajti në dy ndeshjet e para. Ai pritet ta vazhdojë zhvillimin te të rinjtë e Barcelonës.
Burimi:
Koha
