Armando Broja ka ngjallur interesin e klubeve italiane që janë të gatshme të afrojnë sulmuesin e Kombëtares shqiptare nga radhët e Bërnlit. Por marrëveshja që dukej pranë finalizimit të mundshëm me Kaljarin, për momentin ka mbetur në vendnumëro. Nga një anë, Broja i ka dhënë “ok” transferimit te klubi i Serisë A dhe është gati të vazhdojë atje karrierën.
Por në anën tjetër, ka dy pengesa të mëdha financiare për realizimin e lëvizjes drejt Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se shifra që kërkon Bërnli për lojtarin në formulën e transferimit, i duket e tepruar klubit të Kaljarit që e cilëson si të lartë. Dhe negociatat mes klubeve kanë ngecur në këtë pikë.
Gjithashtu, problematike është edhe rroga e lartë që ka futbollisti aktualisht në kontratën me klubin anglez, mbi standardet që ka klubi italian. Ndaj përtej dëshirës së mirë, ana financiare mund të bëjë diferencën dhe kjo ka sjellë në një frenim mes diskutimeve mes palëve.
