Ish-futbollisti i njohur shqiptar i bashkohet Prishtinës si asistent i Shehit

0%

FC Prishtina ka zyrtarizuar emërimin e Sebino Plakut në postin e ndihmëstrajnerit të ekipit të parë për sezonin e ri. Ish-futbollisti i njohur shqiptar i është bashkuar stafit teknik të klubit kryeqytetas dhe do të punojë ngushtë me trajnerin e ri, Orges Shehi, në përgatitjet dhe garat e sezonit të ardhshëm.

Plaku sjell me vete përvojë të konsiderueshme në stafet teknike, pasi më herët ka qenë i angazhuar në klube të njohura si KF Tirana, FK Partizani dhe FC Ballkani. Nga klubi vlerësojnë se përvoja e tij, si dhe njohja e ndërsjellë me Shehin, do të jenë një aset i rëndësishëm për realizimin e objektivave të bardhekaltërve në edicionin e ri.

FC Prishtina i ka uruar mirëseardhje Sebino Plakut në detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në aventurën e tij të re me skuadrën nga kryeqyteti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot