A do të ketë koalicion me LDK-në? – Flet për herë të parë Albin Kurti

0%

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve. I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me LDK-në, Kurti tha se komunikimi me partitë politike do të nisë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. “Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimin menjëherë” , deklaroi ai.

Kjo vjen pasi zyrtarë të LDK-së kanë shprehur gatishmëri për diskutime rreth një bashkëpunimi të mundshëm për formimin e institucioneve të reja. Megjithatë, Kurti nuk dha detaje të tjera lidhur me formatin e mundshëm të bashkëpunimit, duke lënë të hapur çështjen e negociatave pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve.

Burimi: Bota Sot