Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë – disa lagje pa ujë përkohësisht

0%

Kompania rajonale e ujësjellesit të Mitrovices ka dalë me njoftim për konsumatorët se do të këtë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ku do të ketë ndërprerje përkohësisht të ujit. Ekipet e “KRU” Mitrovica po punojnë në këto zona në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “Ujmani ”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Trepça”, Rr. “Bajo Topulli”, Rr.

“Dëshmorët e Kombit”, Fshati Kqiq dhe Fshatin Lushtë. Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. “Molla e Kuqe”, Rr. “Jeton Tërrstena”, Rr. “Evlia Qelebia”, Rr. “Mbretëresha Teuta” dhe Fshatin Trepçë. Në rast se uji është i turbullt, KRU Mitrovica ka bërë të ditur që të lihet rubineti të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi