Është koha e fundit kur shqiptarët e Kosovës e kudo t’i dalin zot fatit të Shqipërisë!

0%

Kalova të dielën e shkuar kufirin në Morinë dhe pashë me qindra e ndoshta mijëra automjete që udhëtonin drejt Shqipërisë. E përshkova autostradën e Kombit në të dy anët kaluese dhe pashë se vargu i automjeteve ishte si kurrë më parë. Ku shkojnë këta njerëz, pyesja veten? Sigurisht që vinin për pushime ose ktheheshin prej pushimeve në “shtetin amë”!

Kur shqiptarët e Kosovës vijnë për turizëm në vendin tonë, kryeministri flet për “patriotizëm”! Por kur pa se nja katër-pesë shqiptarë të Kosovës folën këto ditë në protestë, atëherë shpërtheu kundër tyre, sikur ata të ishin “terroristë, fashistë dhe anti-shqiptarë”! Kjo është matematika e Edi Ramës.

Kur algoritmin e shpiku vetë dhe e ushqeu me paratë e drogës e të krimit në mbrojtje të qeverisë, interneti, digjitalizimi, IA-ja gjithçka elektronike ishte për Ramën progres.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani që algoritmi i shërben protestës, atëherë e njëjta gjë shpallet si “armike e stabilitetit në Shqipëri” Sot lexova një lajm tjetër: – Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, pra Besforti i Ramës, thoshte se “Askush nuk e ka mbrojtur Kosovën si Edi Rama, kur ai deklaroi në Beograd, se Kosova është i pavarur dhe se Serbia duhet të përballet me këtë realitet”!

Baton Haxhiu e përmend këtë deklaratë të Edi Ramës sa herë që nuk gjen ndonjë argument për ta mbrojtur shefin apo ish-shefin e tij! Edhe Blendi Fevziu thotë shpesh: – A po! Është e vërtetë! Rama e mbrojti Kosovën gjatë vizitës së tij të parë në Beograd!

Dmth se propaganda quhet “mbrojtje e Kosovës”, ndërsa akti, veprimi, qëndrimi politik, mbështetja e vazhdueshme e projekteve të Serbisë kundër Kosovës të kryeministrit të Shqipërisë, që maskohen me deklaratën propagandistike të nëntorit 2014 në Beograd, nuk u dashka të merren në konsideratë si akte tradhtie kundër Kosovës.

Këtë që përmenda më sipër e di dhe e njeh më mirë sesa ne të gjithë, psh Baton Haxhiu. Kur Rama u deklarua për Kosovën si realitet i shtetit të pavarur, Batoni ishte në Beograd në krah të tij. Gjatë mbrëmjes që shtroi presidenti i Serbisë, ku Ivica Daçiq luante në violinë, Batoni i thotë Edit: – Për besë je magjik, i jashtëzakonshëm.

Kur shefi i tij e pyeti, pse, Batoni ia shpjegoi: – Këta kanë plane për Kosovën dhe pak a shumë ty të vunë në dijeni për ato plane. Por realizimi i planeve të Serbisë në Kosovë kërkon mbështetjen e opinionit. Deklarata jote garanton se do ta kesh këtë mbështetje. Prej sot ti do të jesh heroi i Kosovës e ndërkohë do të mundesh të plotësosh projektet e Vuçiq.

Fatmirësisht Edi Rama mbeti vetëm “heroi” i servilëve të tij. Batoni i dinte të gjitha planet serbe për Kosovën para sesa Edi Rama të lidhej me presidentin serb. E dinte gjithashtu se kryeministri i Shqipërisë ishte i gatshëm të bënte gjithçka që Kosova të shuhej si shtet. Për ta shuar shtetin e Kosovës duhej vendosur maska.

Propaganda, pra deklarata e parë në skenën e Provokacias në Beograd, u bë mburojë, maskë. Kjo propagandë përdoret edhe sot prej anëtarëve të kabinetit Rama dhe mbështetësve servilë të tij, që të sulmojnë kosovarët, edhe pse ata po vijnë në numër të pakët në protestë në Tiranë.

Në fakt ata që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut a nga trojet e tjera shqiptare në protestë bëjnë zhurmë 100 herë më shumë sesa janë të pranishëm në këtë protestë. Qëllimi i propagandës së radhës është frika se mos shqiptarët që jetojnë në Ballkan mobilizohen dhe mbështesin protestat.

Gjithkush që ka një besim apo mendim racional e kupton se shqiptarët ballkanikë dhe ata në diasporë duhet të vijnë me shumicë në Tiranë. Mijëra automjetet që përfundojnë në Velipojë, Shëngjin, Durrës a Vlorë e Sarandë do të duhet të ndërrojnë destinacionin e tyre. Ata duhet të vijnë në Tiranë, në protestën madhështore të saj. Të bëhemi mbi një milion!.

Teorikisht Shqipërinë ata e tregojnë si “shtetin amë”! Praktikisht ata nuk po sillen si me “shtetin amë”! Shteti amë duhet çliruar nga një bandit, mashtrues, lakmiqar, grabitqar, zullumqar, intrigant dhe anti-shqiptar si Edi Rama!

Nëse dikush e ka kuptuar se Rama nuk është rrezik e kërcënim vetëm për Kosovën, Maqedoninë e Veriut, shqiptarët e Malit të Zi etj, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo, atëherë duhet të mbushin sheshet e kryeqytetit të Shqipërisë.

Arshi Pipa thoshte se “E dua Kosovën, sepse prej Kosovës lindi Shqipëria”,ndërsa sot unë do të isha krenat që historia të thoshte: – Shqipëria jetoi prej asaj se i doli zot Kosova! Prandaj shqiptarë të Kosovës dhe bashkëkombas të mij, kudo që jeni! Është momenti i fundit, kur ne të gjithë së bashku mund ta shpëtojmë atdheun tonë, shtetin shqiptar!

Është koha e fundit, kur shqiptarët mund të dëshmojnë se e duan atdheun dhe nuk pranojnë që Shqipëria të shitet copa-copa!

Burimi: Bota Sot