Shpërndaje në: I pikëlluar, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, do të kthehet në Francë. Ai nuk do të jetë me ekipin në ditët në vijim. Ndeshjen kundër Norvegjisë të premten në Boston do ta drejtoj, ndihmësi i tij, Guy Stephan, ka raportuar “L’Equipe” të martën. Pas fitores së ekipit francez kundër Irakut të hënën, Deschampsit iu dha lajmi për vdekjen e nënës.
“Pati hidhërim, këtë të martë në mëngjes, kur mësoi për vdekjen e nënës së tij”, shpjegoi Federata Franceze e Futbollit. Përzgjedhësi do të “kthehet në Francë për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij”.
