Shpërndaje në: Një person është arrestuar lidhur me vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren të hënën. Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se i arrestuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”. “Prizren/ – .
Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga një mjet pune. Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
