Të hënën Policia e Kosovës mori informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë, i cili rezultoi të jetë alarm i rremë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën “Prishtinë / – . Njësitet policore, pas pranimit të informatës për vendosjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes në lokacionin e cekur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar vendin e ngjarjes.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet e specializuara, ka rezultuar se lajmërimi apo kallëzimi ka qenë i rremë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
