Aksioni ROADPOL 2026, policia merr masa ndaj 27 shoferëve nën ndikimin e alkoolit

0%

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), e cila është realizuar nga data 15 deri .

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në fokus policia ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit. Tutje në njoftim thuhet se njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan kanë realizuar në 861 pika të kontrollit të automjeteve, si dhe janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore.

“Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2026 – “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri , policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 861 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se: “Me datë ka qenë e paraparë ‘maratona’ ku gjatë kontrollimit të shoferëve është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit konkretisht 1.11 promila, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat ligjore. Çdo vendim për drejtim nën ndikim të alkoolit paraqet rrezik për shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit tjerë të rrugës”.

Burimi: Telegrafi