I emocionuar, Keir Starmer falënderoi gruan e tij Victoria, të cilën e përshkruan si “shkëmbi” i tij. “Kur të lë punën më të madhe në vend, do të kaloj më shumë kohë në punën më të rëndësishme, duke qenë bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time fantastike Vic, e cila ka qenë një shkëmb pranë meje në kohë të mira dhe të këqija, dhe duke qenë babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të bukur që janë krenaria dhe gëzimi im”, deklaroi ai.
UK Prime Minister Keir Starmer became emotional as he thanked his family during his resignation speech at Downing Street. #DowningStreet Gjithashtu, Starmer falënderoi “të gjithë ata miq dhe kolegë që kanë qenë në krahun e tij për këto gjashtë vitet e fundit për përkushtimin, shërbimin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme”.
Jep dorëheqje kryeministri i Britanisë “Dua të falënderoj stafin e shkëlqyer të Nr. 10 dhe shërbimin civil të jashtëzakonshëm të vendit tonë, të cilët ia kushtojnë jetën e tyre shërbimit publik”, shtoi ai.
Ndryshe, Starmer dha dorëheqje si kryeministër i Britanisë, duke iu nënshtruar presionit të fortë nga ligjvënësit dhe duke e vendosur vendin në rrugën e zgjedhjes së një udhëheqësi të gjashtë në shtatë vjet. Ai deklaroi se do t’i japë pasardhësit të tij “mbështetjen e plotë dhe të qartë”.
