Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se është shumë entuziaste për albumin e saj të ri dhe se po mëson të heqë presionin që i b ë n vetes gjatë procesit të punës. 35-vjeçarja po punon për albumin e ri, që do të pasojë projektin muzikor të vitit 2023 “You and I” dhe ka thënë se këtë herë po përpiqet ta shijojë më shumë procesin e krijimit të muzikës.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e emocionuar jam për këto këngë të reja … është gjëja më e bukur të bësh këtë punë. Ndonjëherë i bëj vetes shumë presion, por është mirë t’i lësh punët thjesht të rrjedhin. Ne jemi mjaftueshëm të mirë në atë që bëjmë”, ka thënë ajo për The Sun, ka raportuar FemaleFirst.

Ora gjithashtu ka treguar një nga ëndrrat e saj të mëdha, të incizojë një album live në sallën ikonike “Royal Albert Hall” në Londër. “E dua ‘Royal Albert Hall’. Do të doja shumë të bëja një album live aty ndonjëherë. Është ikonike. Artistë si Adele dhe Raye e kanë bërë. Është diçka që çdo muzikant ëndërron ta bëjë”, ka thënë ylli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se po mëson të luajë harmonikë dhe ka marrë këshilla nga muzikanti i grupit The Rolling Stones, Ronnie Wood, ndërsa synon të mësojë edhe kitarën. Pavarësisht karrierës së gjatë që nga hiti “Hot Right Now” në vitin 2012, ajo ka thënë se ende vazhdon të marrë mësime për vokalin dhe aktrimin. “Unë jam shumë e disiplinuar në punë.

Kur kam performanca, nuk dal dhe nuk shpërqendrohem. Thjesht e dua punën time”, ka thënë Ora.

Burimi: Koha