Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke paralajmëruar rrezikun e shtuar nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta dhe përvojave të viteve të kaluara. Në njoftim theksohet se zjarret paraqesin rrezik të përgjithshëm dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda në zonat ku shfaqen.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet për çdo person të dyshuar të përfshirë në zjarrvënie. Gjithashtu, autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjithë personave që, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Në mënyrë të veçantë, qytetarëve të rajonit të Pejës u është bërë thirrje që të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, përfshirë shkrepëset, cigaret, përdorimin e grillave dhe ndezjen e zjarreve në natyrë. / Telegrafi
