Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

0%

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin kV “Prizreni 1”, një investim i cili synon përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të tensionit të mesëm.

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga ky projekt përfitojnë drejtpërdrejt rajoni i Prizrenit, Dragashit dhe Zhurit, duke mundësuar furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe rritje të sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit elektroenergjetik.

Po ashtu, investimi kontribuon në modernizimin e infrastrukturës së shpërndarjes brenda nënstacionit dhe krijon kapacitete më të mira për zhvillimin e rrjetit në të ardhmen. KEDS ka bërë të ditur se po vazhdon investimet në modernizimin e rrjetit elektrik, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe rritjen e sigurisë për konsumatorët. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi