Pas KGJK-së, Haxhiu i drejtohet edhe KPK-së për dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në vitin 2022

0%

Pas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër edhe kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, duke ngritur shqetësime për mosmarrjen e vendimeve lidhur me dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të vitit 2022.

Në letrën e datës , të cilën e ka siguruar Telegrafi, Haxhiu kërkon që institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë “pa vonesa” procedurat e dorëheqjeve të mbetura pezull, duke theksuar se zvarritja e tyre po ndikon në funksionimin normal të sistemit të drejtësisë në vend.

Ajo thekson se sipas kornizës ligjore dhe përgjegjësive institucionale, çështjet e dorëheqjeve duhet të përmbyllen në mënyrë të rregullt dhe të mos mbeten të hapura për një periudhë të gjatë kohore, pasi kjo, sipas saj krijon pasiguri juridike dhe pengon efikasitetin e institucioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbajtja pezull e këtyre pozitive për një periudhë kaq të gjatë cenon sigurinë juridike, pengon funksionimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe ndikon në efikasitetin e institucioneve përgjegjëse”, thuhet në letër.

Haxhiu ka nënvizuar nevojën që KPK dhe KGJK të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, duke mos lejuar që proceset disiplinore dhe administrative të mbesin të bllokuara.

Letra e Haxhiut për KGJK-në: Të trajtohen pa vonesa dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të vitit 2022 Po ashtu, ajo rikujton se praktika institucionale në raste të ngjashme ka treguar se dorëheqjet duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme dhe të mos mbahen pezull, me qëllim të garantimit të funksionimit të plotë të sistemit të drejtësisë.

Burimi: Telegrafi