Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, ish-kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, ditë më parë dorëzuan ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të kësaj partie.
Ata pretenduan se gjatë procesit të numërimit mund të ketë pasur parregullësi dhe mospërputhje, duke kërkuar një verifikim të plotë për të garantuar transparencën dhe saktësinë e rezultatit përfundimtar. “Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar…” , thuhet në kërkesën e tyre drejtuar PZAP-it.
Mirëpo, sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mori vendim që t’i refuzojë si të pabazuara ankesat e dy kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.
Sipas vendimeve të datës , paneli i përbërë nga gjyqtarët Skender Çoçaj, Kymete Kicaj dhe Arsim Hamzaj, ka gjetur se pretendimet e kandidatëve nuk qëndrojnë për t’u aprovuar.
Halilaj: Sa më shumë ankesa dhe rinumërime të ketë, aq më shumë mund të zgjatet procesi i certifikimit, gjë që mund të ndikojë në afatet për konstituimin e institucioneve Avokati Gazmend Halilaj në prononcimin e tij për “Bota sot” vlerësoi se ankesa e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut synonte të sigurojë transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor, duke u fokusuar kryesisht te renditja e kandidatëve brenda PDK-së.
Avokati Gazmend Halilaj Sipas tij, procedurat e ankesave dhe rinumërimeve mund të vonojnë certifikimin e rezultateve, por janë të nevojshme për të garantuar legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve mbi baza të rregullta ligjore.
“Ankesa e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut në PZAP duhet parë para së gjithash si një përpjekje për të siguruar transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor.
Megjithatë, fakti që kërkesa vjen nga kandidatë të së njëjtës parti dhe lidhet me votat preferenciale për deputetë, tregon se bëhet fjalë kryesisht për një çështje të renditjes së brendshme të kandidatëve të PDK-së dhe jo për rezultatin e përgjithshëm zgjedhor.
Megjithatë, vonesat nuk lidhen drejtpërdrejt me ndryshimin e raportit të forcave politike, por me përfundimin e të gjitha procedurave ligjore që garantojnë legjitimitetin e rezultatit. Sa më shumë ankesa dhe rinumërime të ketë, aq më shumë mund të zgjatet procesi i certifikimit, gjë që mund të ndikojë në afatet për konstituimin e institucioneve”, theksoi avokati.
Sipas Halilaj, pretendimet për manipulim votash brenda PDK-së mbeten vetëm dyshime derisa të ketë prova konkrete. “Sa i përket pretendimeve për manipulim të votave brenda PDK-së, aktualisht nuk mund të nxirren përfundime të tilla pa prova konkrete dhe pa një vendim të institucioneve kompetente.
Ekzistenca e gabimeve në numërim nuk nënkupton domosdoshmërisht manipulim; ato mund të jenë rezultat i gabimeve njerëzore gjatë procesit të numërimit. Megjithatë, vetë kërkesa për rinumërim tregon se ekziston mosbesim nga disa kandidatë ndaj mënyrës se si janë administruar votat preferenciale.
Nëse rinumërimi i plotë do të evidentonte dallime të konsiderueshme, atëherë do të shtroheshin pyetje serioze mbi integritetin e procesit të numërimit brenda kësaj partie. Deri atëherë, është më e drejtë të flitet për dyshime dhe kërkesa për transparencë sesa për manipulim të provuar” , deklaroi ai për “Bota sot”.
Mehmeti: Tashmë është e njohur që PDK për hajninë që e zhvillon brenda vet partisë Kurse, analisti Faton Mehmeti, në një përgjigje për gazetën, u shpreh se ankesat e kandidatëve të PDK-së në PZAP nuk janë të rastësishme dhe se ka dyshime serioze për manipulime të votave brenda partisë.
Faton Mehmeti Sipas tij, PZAP do duhej të rinumërojë votat e kandidatëve të PDK-së për të siguruar transparencë dhe drejtësi në proces. “ Tashmë është e njohur që PDK për hajninë që e zhvillon brenda vet partisë, kandidatë e të njejtës parti që i vjedhin vota njëri-tjetrit, gjë që nuk është befasi kjo.
Kështu që besoj se duhet të ketë pasur shumë elemente që deputetët në fjalë pra i janë drejtuar PZAP-it, kështu që besoj dhe jam i bindur që ka pas manipulime të theksuara nga brenda PDK-së, mirëpo ka dyshime edhe ka manipulime edhe brenda partive tjera, po brenda PDK-së sigurisht që ka sepse ia kanë marrë dorë kësaj pune, prandaj une pres që PZAP t’i numëroj të gjitha votat e deputetëve të PDK-së sepse me të vërtetë ka pasur keqpërdorime.
Besoj që ish-deputeti Haxhiu duhet të ketë fakte për ta sjellë një vendim të drejtë në favor të tij nëse numërohet votat e të gjithë kandidatëve të PDK-së.
Në këtë kuptim kjo mund ta zvarrisë për një kohë të caktuar shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, por besoj që është shumë e drejtë që të ketë pastërti të të gjithë kandidatëve që kanë marrë pjesë në këtë proces ”, potencon ai për “Bota sot”.
