Shpërndaje në: Norvegjia do të përballet me Senegalin në Kupën e Botës 2026, pas një nisjeje të shkëlqyer falë shkëlqimit të Erling Haalandit që shënoi dy gola në fitoren 4:1 ndaj Irakut. Ndeshja ndërmjet Norvegjisë dhe Senegalit luhet në orën të mëngjesit të së martës, sipas kohës në Kosovë.
Dueli luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersy.Norvegjia, e cila u kualifikua në Botëror pas 28 vjetësh, është në seri prej 11 fitoresh rresht, ndërsa Senegali u mposht nga Franca 3:1 në ndeshjen e parë të grupit që konsiderohet më i vështiri i turneut. Norvegjia e Senegali janë përballur 20 vjet më parë. Miqësoren e luajtur në vitin 2006, Senegali e fitoi 2:1.
Por senegalezët i pret ndeshje e vështirë kundër norvegjezëve të udhëhequr në sulm nga Haaland.
