Shpërndaje në: Kur Noni Madueke u zgjodh në formacionin startues të Anglisë për ndeshjen kundër Kroacisë, ky ishte momenti i fundit në një edicion shumë dramatik për lojtarin e krahut të Arsenalit. Verën e kaluar Madueke kompletoi transferimin te “Topçinjtë” nga Chelsea për rreth 50 milionë funte. Por tifozët nisën një peticion kundër transferimit të tij.
Hashtagu “#NoToMadueke” u përdor në të gjitha platformat e rrjeteve sociale. Më pak se 12 muaj më vonë, 24-vjeçari është bërë fitues i Premier Leagues, pasi ndihmoi ekipin e Mikel Artetas të festonte titullin e parë të Anglisë pas 22-vjetësh. Dhe për më tepër po luan startues tek Anglia e Thomas Tuchelit, në krahun e djathtë.
Madueke ishte një nga lojtarët më të dalluar të Anglisë në fitoren 4:2 ndaj Kroacisë. E fitoi penalltinë që Harry Kane e shndërroi në gol për epërsinë e “Tre Luanëve”. Bashkëlojtari i Maduekes tek Arsenali, Bukayo Saka, pritej të ishte sulmuesi i krahut të djathtë tek Anglia. Por 24-vjeçari po përballet me problem në tendinin e Akilit, që e ka munduar që nga marsi.
Saka dhe Madueke e gjejnë veten në situatë të pazakontë të konkurrencës për minuta, si në klub ashtu edhe në përfaqësuese. Saka e bëri paraqitjen e 50-të për Anglinë në fitoren ndaj Kroacisë. Ai e quajti situatën unike. “Vërtetë nuk e di si funksionon, por funksionon” tha Saka për raportin me Madueken.
Përzgjedhësi Tuchel e ka lavdëruar Madueken, që ka luajtur vazhdimisht mirë nën drejtimin e teknikut gjerman. Tuchel zgjodhi lojtarë që janë fizikisht të fortë dhe vrapues të fuqishëm. Dhe duke ndjekur fizikalitetin e Premier Leagues, ai vendosi edhe për Madueken.
Loja e Anglisë bazohet në sulmuesin Harry Kane, që është i rrethuar nga anësorë që pëlqejnë të vrapojnë pas mbrojtjes, për t’i mundësuar kapitenit që të futet thellë. Kjo mënyrë loje funksionoi mirë me katër pasime të Maduekes për Kanën ndaj Anglisë. Anthony Gordon luajti në krahun tjetër të sulmit dhe performancat e tyre energjike në krahë ishin prej anëve pozitive të ndeshjes.
Saka e Madueke luftojnë për minuta, por në të njëjtën kohë janë të afërt. Saka e quan shokun e skuadrës “vëllain” e tij. Trajneri i Arsenalit, Arteta, gjeti mënyra për të aktivizuar dy anësorët në fushë në të njëjtën kohë. Dhe Tuchel mund të vendosë të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa Botërori zhvillohet. Madueke luajti në krahun e majtë tek Arsenali, kurse Saka luajti në pozitën e numrit 10.
Madueke i kishte tetë gola e katër asistime në 43 paraqitje. Por luajti vetëm 16 herë si startues. Tek Anglia megjithatë çmohet. Anglia të martën nga ora luan ndaj Ganës. Madueke pritet të startojë sërish dhe do të ketë tjetër mundësi për të dëshmuar se nuk është vetëm rezervist i Sakas.
